Ismajli: Me vdekjen e Vokrrit gjërat ndryshuan, nuk e kam thyer premtimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2018 | 15:40

Ismajli: Me vdekjen e Vokrrit gjërat ndryshuan, nuk e kam thyer premtimin

Ardian Ismajli la kombëtaren e Kosovës për tu bashkuar me Shqipërinë. Në një rrëfim për “Kallxo.com”, qëndërmbrojtësi ka folur për arsyet e zgjedhjes së tij. Ai e ka quajtur privilegj që do të luaj në ngjyrat e flamurit kuq e zi.

ismajli kombetare shqiperia stervitje

“ Ka qenë një endërr e imja që t’i përfaqësoj shqiptarët, nga Kosova, Maqedonia, Presheva dhe Mali i Zi. Jam i privilegjuar që luaj për flamurin kuq e zi që i përfaqëson të gjithë. Që nga marsi i këtij viti kam pasur kërkesë që të jem pjesë e Shqipërisë. Panuçi e ka pëlqyer stilin tim të lojës dhe ka shprehur dëshirën të jem atje. “, ka zbuluar Ismajli.

Gjithashtu ai ka folur edhe për atë që ndodhi te kombëtarja e Kosovës që pas vdekjes së Fadil Vokrrit. Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu u shpreh se Imsajli ka bërë shantazh që të jetë pjesë e formacionit të Kosovës.

“Më vjen shumë keq kur dëgjova deklarata si ato të Salihut, sepse ai më njeh mirë dhe e dinë të gjithë atë që ka ndodhur, por do tia lëmë kohës. Me vdekjen e Vokrrit, ndryshuar gjërat në FFK. Unë nuk e kam thyer premtimin, por u thye puna e të ndjerit. Te Shqipëria më kanë pritur mirë dhe më kanë uruar mirëseardhjen. Për sa i përket formacionit ajo është punë e trajnerit”, përfundon Ismajli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"