Ishte blerja e parë e Guardiolës, Mançester Siti i jep duart gjermanit më të suksesshëm në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2022 | 23:49

Ishte blerja e parë e Guardiolës, Mançester Siti i jep duart gjermanit më të suksesshëm në Angli

Ndryshim brezash te Mançester Siti. Klubi anglez ka vendosur që t’i japë lamtumirën një tjetër ikone, pasi i ka komunikuar Ilkai Gyndogan se mund të largohet që në këtë verë nëse dëshiron.

Capture

Mesfushori gjerman, i cili ishte blerja e parë e Pep Guardiolës në këtë klub, ka qenë një nga pikat fikse të skuadrës por pak nga pak ka humbur vendin e rregullt mes titullarëve. Në moshën 31-vjeçare ai kërkon që të luajë rregullisht e pikërisht kjo ka shtyrë Sitin që të marrë vendimin për futbollistin. Sipas “Daily Mail”, atij i është bërë e qartë se si shenjë vlerësimi për kontributin që ka dhënë, klubi do të ishte gati ta linte të largohej pa u mbyllur kontrata e tij që përfundon në verën e vitit 2023.

Gyndogan raportohet se ka një lidhje të ngushtë me Guardiolën aq sa janë edhe komshinj me njëri-tjetrin në Mançester. Por kjo nuk eviton dot largimin e lojtarit i cili pret të fitojë titullin e katërt kampion në Premier Ligë, duke vendosur rekordin për trofe të fituar nga futbollistët gjermanë në kampionatin anglez. Ndërkohë, ai është rekordmeni i lojtarëve gjermanë sa u përket golave të shënuar në këtë kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"