“Ishin 7 vite të mrekullueshme”, Jashanica përshëndetet për herë të fundit me Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 14:10

“Ishin 7 vite të mrekullueshme”, Jashanica përshëndetet për herë të fundit me Skënderbeun

Bajram Jashanica përshëndeti klubin dhe tifozët e Skënderbeut pas firmosjes me Ballkanin në Kosovë.
jashanica
Qendërmbrojtësi shkruan në rrjetet sociale se pa 7 vitesh në Korçë e ka të vështirë të japë lamtumirën. Ai falenderon të gjithë me radhë nga presidenti i klubit Ardjan Takaj deri te tifozët e Skënderbeut.

Jashanica ka qenë njëri prej liderëve të Skënderbeut gjatë këtyre viteve. Ai u kthye në njërin prej lojtarëve më të mirë të kampionatit shqiptar. Pas përfundimit të këtij sezoni ai kërkohej nga Tirana, Partizani dhe Kukësi, por vendosi të firmosë për Ballkanin.

“Faleminderit Korça dhe KF Skënderbeu. Gjithmonë ndarja është e vështirë. Këto 7 vite ishin momentet më të bukura të karrierës sime deri tani dhe unë nuk do i harroj kurrë çfarë kaluam së bashku. Dua të falënderoj në radhë të parë të gjithë shokët e skuadrës, presidentin e ekipit Ardjan Takaj, dhe tifozët korçarë që në çdo moment, të mirë apo të keq, me kanë përkrahur vazhdimisht. Një falënderim të veçantë kam për gjithë trajnerët dhe në veçanti Profesor Ilir Daja”, shkruan 29-vjeçari Jashanica.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"