“Ishim të traumatizuar pas humbjes me Bylisin”, Çela: Na është ndezur shpresa, Hallaçi të ngrejë kokën se ka bërë një punë të jashtëzakonshme…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2023 | 17:28

“Ishim të traumatizuar pas humbjes me Bylisin”, Çela: Na është ndezur shpresa, Hallaçi të ngrejë kokën se ka bërë një punë të jashtëzakonshme…

Kastrioti ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme në një finale mbijetese përballë Kukësit në sfidën e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Pas ndeshjes ka folur trajneri i krutanëve, Emiljano Çela.

bandicam 2023-04-23 17-21-48-459“E përgëzoj për punën e bërë Hallaçin, iu them të ngrenë kokën se kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Ekipi im vinte nga një traumë pas humbjes me Ballshin, kemi pasur probleme psikologjike, kemi folur më shumë se taktikisht. Në fillim të lojës nuk kishte qarkullim, por pasiguri dhe probleme por më pas doli goli. Jam më shumë i lumtur për lojtarët që të kuptojnë sa vlejnë pavarësisht problemeve, jam shumë i kënaqur dhe të paktën mos të luajmë nën trysni psikologjike, duhet luajtur me doza emocionale jo të larta pasi kalojmë në gabime. Jam shumë i kënaqur për këtë ndeshje dhe këtë fitore. Shpresoj të vazhdojmë të luajmë kështu dhe në ndeshjet e ardhshme. Klubi ka bërë një punë shumë të mirë në përzgjedhjen e lojtarëve, i gjithë problem ishte që nuk morëm shumë lojtarë efektivë. Ne trajnerët kemi pasur një fazë shumë të vështirë, besoj kemi bërë një fazë të parë shumë të mirë, patëm marrë 15 pikë, kishim një frymë shumë të mirë kolektive. Në periudhën që unë skam qenë ekipi ka humbur 8 ndeshje. Ndeshjet do ti marrim hap pas hapi, me këtë fitore na u ndez një shpresë, do tja bëjmë ysmetin edhe ndeshjes me Tiranën. Shpresojmë të bëjmë më të mirën”, u shpreh ai për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"