“Ishim në presion për rezultat”, Mema: Dunga e ka merituar vendin e titullarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2019 | 19:35

“Ishim në presion për rezultat”, Mema: Dunga e ka merituar vendin e titullarit

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, ka folur pas ndeshjes me Laçin, për mikrofonin e “Supersport”. Mema ishte i kënaqur me rezultatin dhe pret që ndeshjet në vazhdim  të shënohet një gol qetësie, që të mbyllë sfidën. Gjithashtu ai ka folur dhe për zgjedhjen e tij, të niste ndeshjen me Dungën titullar.

bandicam 2019-10-19 19-25-54-227

Rezultati? “Mbas rezultateve jo pozitive kjo ishte gjëja më e mirë që të fitonim tre pikë e të kthenim entuziazmin. Në një klub që ka pretendime për titull, ndodhin edhe këto. Kemi qenë disi në presion, për rezultate. Më pëlqeu, Karabeci dhe Dunga, ditën e sotme, që nëse mund t’i quajmë prurje të reja”.

Kur do e shihni ndeshjen 20 minutat e fundit i qetë? “Duhet të vijë goli i sigurisë, pasi edhe unë kam shumë stres. Ekipi ka luftuar dhe e ruajtur rezultatin. Duhet të shënohet ai goli i sigurisë dhe të mos ndodhë kështu. Shpresoj ta kemi këtë qetësi, në vazhdim”.

Dunga i ka dhënë përgjigjet e tij? “Janë disa gjëra që janë të brendshme. Dunga e ka merituar të futej dhe kjo ka qenë zgjedhja ime. Prandaj dublohen pozicionet në merkato. Them që ka vend për të gjithë, pasi kampionati është i gjatë. Edhe Torasa nuk mori pjesë në lojë. Nuk mund të themi se një lojtar do të qëndrojë vetëm në stol”.

Formacioni juaj ishte ky sot? “Mendoj që lojtarët që e kanë merituar do të luajnë sërish”.

Tre transferta rresht? “Bylisi, Teuta dhe Luftëtari janë të vështira. Sidomos me ekipet që janë niveli i dytë në letër, duhet të kemi përqëndrim të lartë. Duhet të kemi kujdes në mbrojtje”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"