Ish-trajneri i Partizanit dhe Skënderbeut, elozhe për Spaletin: Zbulimi më i madh i Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 22:28

Ish-trajneri i Partizanit dhe Skënderbeut, elozhe për Spaletin: Zbulimi më i madh i Serisë A

Napoli marshon i pandalshëm në këtë start të kampionati dhe e bën duke argëtuar me lojë të bukur dhe me gola. Kjo ka bërë që ekipi i drejtuar nga Luçiano Spaleti të vazhdojë të kryesojë i vetëm renditjen me pikë të plota, duke marrë edhe vlerësime të shumta nga specialistët.

agostinelli partizani

Një prej tyre është Andrea Agostineli, ish-futbollisti italian i cili disa vite më parë provoi fatin si trajner në Kategorinë Superiore në pankinën e Partizanit dhe Skënderbeut. Në rolin e opinionistit për televizionin “Canale 8” në Itali, ai i ka thuru elozhe punës që ka bërë Spaleti me skuadrën.

“Luçiano Spaleti ishte zbulimi më i madh i kampionatit për atë që ka bërë deri tani. Nëse më pyet kush ka bërë atë që nuk e prisja, është Napoli. Ka bërë 5 fitore në Serinë A, nuk e kam parë kurrë një Napoli të tillë jashtë fushe dhe Europë. Spaleti ka treguar se është numri një”, tha Agostineli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"