Ish-trajneri i Interit e katranos me zëvendësimet, kombëtarja afrikane rrezikon humbjen në tavolinë dhe Botërorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2021 | 14:41

Ish-trajneri i Interit e katranos me zëvendësimet, kombëtarja afrikane rrezikon humbjen në tavolinë dhe Botërorin

Fitorja e Republikës së Kongos me rezultatin 2-0 ndaj Beninit në fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”, në Afrikë mund të jetë fatale për kombëtaren kongoleze edhe pse është kualifikuar për në Kupën e Botës.

HEKTOR KUPER

Kombëtarja afrikane rrezikon seriozisht eliminimin, e gjitha kjo për një thyerje të rregullores së futbollit ku kanë kryer katër zëvendësime me katër ndalesa, ndërkohë në protokollin e futbollit është e shkruar se 5 zëvendësimet duhet të kryhen me tre ndalesa, rregull që u vendos në fuqi direkt pasi rifilloi futbolli i luajtur nga pandemia globale e COVID-19.

Përveç eliminimit nga Kupa e Botës, Republika e Kongos rrezikon që suksesi ndaj Beninit me rezultatin 2-0 të mos i quhet duke marrë një kthesë 360 gradë për një humbje në tavolinë me 3-0.

Gjithçka ende për t’u vendosur në grupin J të kualifikueseve në Afrikë, në rast të një fitoreje në tavolinë të përfaqësueses së Beninit, ata do të kalonin Kongon në renditje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"