Ish-tekniku i Totenhem është i bindur: Ronaldo do bëhet trajneri i Junajtid pas 18 muajsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 16:50

Ish-tekniku i Totenhem është i bindur: Ronaldo do bëhet trajneri i Junajtid pas 18 muajsh

Pamjet e Kristiano Ronaldos duke dhënë udhëzime si një trajner nga stoli janë bërë të zakonshme tashmë në ndeshjet ku ai është në pankinë, me klubin apo kombëtaren. Për Tim Sherud, ish-trajnerin e Totenhem dhe Aston Vilës, Kristiano Ronaldo do të vazhdojë karrierën në pankinë pikërisht te “djajtë e kuq”, sapo të vendosë të varë këpucët në gozhdë.

ronaldo

“Udhëzimet bashkë me trajnerin? Mendoj se nuk ka asgjë të keqe dhe që Ole Gunar Solskjaer duhet ta pranojë. Ai e di atë që mund të ofrojë dhe është një lojtar i ndryshëm nga ai që kemi parë këtu më parë.

Nuk di të them nëse me Murinjon si trajner do të bënte të njëjtën gjë, por në Europian ishte në këmbë duke ulëritur urdhra për shokët e skuadrës. Do të bëhet trajner, me 100%. Unë e shoh atë trajner të Mançester Junajtid pas 18 muajsh. Mendoj se është një zgjedhje automatike për Kristianon që të ndërmarrë këtë karrierë”, tha Sherud.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"