Ish-sulmuesi bëhet “shkes”, sjell dy brazilianë për Kastriotin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 22:33

Ish-sulmuesi bëhet “shkes”, sjell dy brazilianë për Kastriotin

Kur krutanët ishin në Superiore dy sezone më parë, në gjirin e tyre patën një lojtar me mjaft cilësi, pikërisht brazilianim Roxher Zhunior, i cili shënoi gola me peshë për Kastriotin. Sulmuesi ishte lojtari më i rëndësishëm i skuadrës dhe u transferua në Letoni pas largimit nga Kruja. Aktualisht Zhunior luan me kampionët e Rigas, por nuk e ka harruar Kastriotin, duke pasur përshtypjet më të mira për ekipin dhe qytetin.
roxher zhunior
Së fundmi, menaxherët e brazilianit, pas fjalëve të mira të Zhuniorit, por edhe me kërkesë të krutanëve, janë pranë afrimit në Krujë të dy futbollistëve të tjerë me origjinë nga vendi i Sambës. Për momentin, qoftë menaxherët, por edhe klubi, nuk preferojnë të tregojnë shumë detaje për lojtarët. Megjithatë, gazeta mëson se bëhet fjalë për një mesfushor krahu dhe një sulmues, që sipas tyre, të dy këta lojtarë kanë luajtur në nivele të larta.

E hëna pritet që të sjellë edhe zhvillime të tjera, ku me shumë gjasë dy brazilianët do t’u bashkohen krutanëve në seancat stërvitore. Por gjithashtu do të ketë edhe lëvizje të shumta, pasi Kastrioti nis zyrtarisht edhe përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Krutanët pritet që të ndërtojnë një skuadër kompakte, me lojtarë kualitativë dhe me eksperiencë, në mënyrë që të mos diskutojnë qëndrimin në elitë.

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"