Ish-mesfushori i Kamzës bën hapin e rëndësishëm, transferohet në elitën e futbollit ukrainas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2019 | 17:23

Ish-mesfushori i Kamzës bën hapin e rëndësishëm, transferohet në elitën e futbollit ukrainas

Ish-mesfushori i Kamzës, Demir Imeri, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij teksa është transferuar në elitën e futbollit ukrainas, te skuadra e Olimpikut të Donjeckut.

Imeri

23-vjeçari spikati me fanellën e klubit nga periferia e kryeqytetit, teksa arriti të realizonte 7 gola. Sezonin e fundit mesfushori ishte pjesë e Mostës në kampionatin e Maltës, duke bërë paraqitje dinjitoze.

Imeri gjithashtu ka qenë pjesë edhe e përfaqësueseve të moshave të Maqedonisë, teksa arriti të spikaste me fanellën e Shkëndijës. Për sa i përket Olimpikut të Donjeckut, skuadra e re e 23-vjeçar, ka bërë një start për tu harruar, teksa në 4 ndeshjet e para, nuk ka arritur të grumbullojë asnjë pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"