Ish-mbrojtësi i Kombëtares: Berisha do të presë penallti ndaj Juves, peng që nuk fitova titullin me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2018 | 11:19

Ish-mbrojtësi i Kombëtares: Berisha do të presë penallti ndaj Juves, peng që nuk fitova titullin me Tiranën

Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Debatik Curri, i cili tashmë është pjesë e Prishtinës së Mirel Josës në Vala Superliga, ishte i ftuar te emisioni “Zona Gol” foli për ecurinë në kampionatin kosovar, për futbollin nga bota si dhe për atë shqiptar.

curri

Jeni në garë për titullin kampion, por edhe për Digitalb Kupën në Kosovë?
Jemi në garë gjithandej dhe shpresoj që të transferohemi në Serinë A, pasi atje nuk po gjen rivalë Juventusi. Duhet me I dal ne përpara.

Bulku e ka lënë futbollin. Po ju keni menduar të lini futbollin?
Në fakt e kam menduar, por nuk kam kujt t’ia lë në dorë ekipin, kështu që po vazhdoj (Qesh)

Si ju duk ndeshja Inter-Napoli? Kush është mbrojtësi më i mirë, Kulibalyiapo Skriniar?

Unë e pashë ndeshjen dhe vura re se Napoli kishte shumë presion për të marrë fitoren dhe kjo e pengoi të shprehet. Jam tifoz me Interin, por doja të fitonte Napoli sot, për të marrë titullin, pasi Juventusi nuk po gjen rivalë. Mendoj se Interi do t’ia dalë të renditet në 4-shen e parë, pasi i ka të gjitha mundësitë dhe është forcuar edhe në janar.

Ajeti dhe Curri

A do ta telefononi Berishën, të ndalë Juventusin të mërkurën?
Shpresoj të akordohet penallti për Juventusin, pasi jam i sigurt që Berisha do të arrijë ta presë. Uroj vërtetë që të ndërrohet kampioni në Itali, pasi atje, ashtu si në Kosovë e Shqipëri, po fiton gjithmonë e njëjta skuadër.

Curri, Berisha etj ne aeroportin e Beogradit

 A ju mungon Superliga shqiptare?

Kam vetëm një peng, që nuk fitova titullin me Tiranën, pasi për të tjerat, besoj se kam shijuar atë eksperiencë. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur, pavarësisht se nuk arritëm të triumfojmë në asnjë derbi. Sfida ndaj Partizanit përjetohej shumë te Tirana dhe pikërisht emocionet nuk na linin të shpreheshim mirë.

Tirana-Kukesi 3-1, Curri ka shenuar nga 50 metra largesi

Sa herë e keni parë filmin ‘DEBATIK’?

 Në fakt e kam parë shumë herë, por asnjëherë deri në fund. Gjithsesi, rëndësi ka që e di domethënien e emrit tim dhe mënyrën se si vendosën të më vënë këtë emër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"