Ironi për Partizanin, Ndreu e cilëson Beqirin si doktor. Ja pikantet në Laçi-Kastrioti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 22:25

Ironi për Partizanin, Ndreu e cilëson Beqirin si doktor. Ja pikantet në Laçi-Kastrioti

“Panorama Sport” sjell momentet pikante për ndeshjen mes Laçit dhe Kastriotit, të zhvilluar të shtunën në stadiumin e Kurbinit.

KASTRIOTI LACI

* Përballja mes Laçit dhe Kastriotit kishte marrë vëmendje maksimale nga ana e Policisë së Shtetit, teksa në stadium numri i policëve ishte shumë i madh.

* Kurbinasit protestonin në çdo faull që jepej në favor të Kastriotit, nga lojtarët në fushë e deri te stafi teknik. Kjo e detyroi kryesorin që pas disa protestash të ndëshkonte edhe trajnerin Duro me karton të verdhë.

* Kryesorit Ardian Beqiri nuk iu kursyen ofendimet nga tifozët kurbinas. Madje, pati nga ata që iu drejtuan: “O Beqiro, sa lekë të ka dhonë Gaz Demi me mbajt kundër Laçit?”

* Harmon van Dejv në një moment ka një shqetësim, teksa Beqiri i afrohet për të parë gjendjen e tij, në këtë moment Ndreu i drejtohet: “O doktor Beqiri, filloje pra, filloje!”

* Bardhi në një moment ishte në afërsi të zonës krutane i shtyrë shumë në kërkim të sferës në thellësi, teksa Ndreu i drejtohet: “Patrik, u bone me ato”.

* Disa faulle të padhëna apo të dhëna në favor të Laçit kur ishin për Kastriotin, e irritojnë së tepërmi Ndreun, i cili shpesh i kërkon anësorit Egin Doda që ta mbajë drejt arbitrimin e ndeshjes dhe duke i kujtuar që po gabon: “Ke 5-6 vite që arbitron vetëm këtu në këtë krah”, ishte ironia e teknikut për anësorin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"