Inzagi flet për shqiptarët tek Lacio: Tare mik dhe drejtor i shkëlqyer, Strakoshës i dhashë besim dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2018 | 21:08

Inzagi flet për shqiptarët tek Lacio: Tare mik dhe drejtor i shkëlqyer, Strakoshës i dhashë besim dhe…

Trajneri i Lacios, Simone Inzagi, ka folur për shqiptarët me të cilët ka pasur të bëjë gjatë karrierës së tij, dhe në intervistën për Rtsh Sport, flet edhe për afrimin e Strakoshës në ekipin e parë lacial.

tare-inza

“Kam pasur mundësi që të njoh shumë shqiptarë gjatë jetës sime, që i kam pasur edhe në skuadër. Igli Tare është miku im dhe drejtori im në skuadër. Kam drejtuar Berishën dhe Strakoshën. Gjithashtu, njohje kam edhe për Canën. Mund të them se janë profesionistë.

Taren e kam mik prej kohësh. Si drejtor është shumë i zoti dhe është diçka që e kanë parë të gjithë. Idetë e tij kanë bërë që Lacio të konkurrojë me ekipet më të mira italiane, me lojtarë që kanë ardhur me një kosto të vogël. Strakoshën e kam njohur që tek të rinjtë. Pas largimit të Berishës nga Lacio, Strakosha u afrua si portier i dytë. Më pas, Marketi u dëmtua, dhe unë i besova Strakoshës, dhe ma ka shpërblyer besimin tim” – deklaroi Inzagi..

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"