Interi në kërkim të një sulmuesi, zikaltërit hedhin “sytë” nga ish-lojtari i Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2019 | 14:31

Interi në kërkim të një sulmuesi, zikaltërit hedhin “sytë” nga ish-lojtari i Milanit

Interi kërkon të marrë edhe një sulmues tjetër, në kushte të favorshme ekonomike.Petagna_Spal_esultanza_

Sipas asaj që shkruan “Calciomercato.com”, tekniku Konte dëshiron një sulmues të fortë fizikisht, për ta përshtatur me Lukakun. Drejtuesit zikaltër po mendojnë për sulmuesin e Spalit, Andrea Petanja, i cili në sezonin e fundit arriti të shënojë 17 gola për skuadrën e tij.

Thuhet se drejtuesit e skuadrës nga Milano kanë folur me agjentin e lojtarit dhe kërkojnë të gjejnë një marrëveshje të përshtatshme pasi nuk duan të shpenzojnë shumë. Gjithsesi problemi i vetëm është Ikardi, i cili në rast se nuk largohet do të komplikonte situatën për afrime të tjera.Andrea-Petagna-488527

Kujtojmë se Petanja ka qenë pjesë e Milanit në të kaluarën, teksa ka zhvilluar edhe 5 ndeshje me kuqezinjtë gjatë periudhës 2012-2014.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"