Interi lë përsëri pa zë Inzagin, ndihmësi i tij: Nuk e kishte marrë mirë veten nga Superkupa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2022 | 23:40

Interi lë përsëri pa zë Inzagin, ndihmësi i tij: Nuk e kishte marrë mirë veten nga Superkupa

Simone Inzagit i është bërë kronike mungesa në konferencat pas ndeshjeve për shkak të problemeve me zërin. Që kur ka marrë drejtimin e Interit, tekniku ka përfunduar shpesh ndeshjet i ngjirur dhe kështu ka ndodhur edhe sot në sfidën me Atalantën.

inzagi

Në vend të tij, para kamerave u shfaq ndihmësi Masimiliano Faris. “Ju kaloj përshëndetjet më të përzemërta të tij. Është i lodhur, nuk kishte rikuperuar ende nga Superkupa, sot ishte një tjetër ndeshje impenjative dhe me kërkoi nderin që të vija pata mikrofonave”, shpjegoi ndihmësi i trajnerit të Interit, i cili më pas sigurisht foli edhe për ndeshjen.

“U munduam të ndërtonim lojën nga poshtë dhe të mbanim më shumë topin me sulmuesit. Vinim nga 120 minuta shumë të vështirë dhe mendoj se Juventusi bëri ndeshjen më fizike të sezonit. Të shpenzosh energji fizike e mendore e pastaj të përballesh me Atalantën nuk është e thjeshtë. Ishte një ndeshje e bukur, ne jemi të kënaqur, por ka edhe keqardhje se kishim raste për të mbyllur ndeshjen. Gjithsesi, duhet të kemi edhe respekt për ndeshjen e madhe që bëri Atalanta”, tha Faris.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"