Incidenti me tetraplegjikët, reagon FSHF: U vonuan për një defekt teknik, ja e vërteta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 21:38

Incidenti me tetraplegjikët, reagon FSHF: U vonuan për një defekt teknik, ja e vërteta

Një incident i pakëndshëm ndodhi ditën e djeshme, në vigjilje të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës, ku disa persona me aftësi të kufizuara, mbetën të bllokuar për disa minuta jashtë stadiumit “Air Albania”.

tifozet invalide

Atyre nuk po u mundësohej futja në brendësi të impiantit, pasi u thonin se ashensorët në dispozicion për ta nuk po punon. Mbrëmjen e sotme, FSHF nëpërmjet një sqarimi, bën me dije se ashensorët e tyre nuk kanë funksionuar, por ata janë ngjitur në stadium nga vullnetarët dhe kompania e sigurisë, duke i mundësuar ndjekjen e ndeshjes.

REAGIMI I FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë të gjithë opinionin publik në lidhje me problematikën e ndeshur ditën e djeshme me rastin e ndeshjes Shqipëri-Francë, me personat para dhe tetraplegjik.

Të gjithë personat para dhe tetraplegjik si dhe shoqëruesit e tyre, të cilët vijnë në çdo ndeshje ndërkombëtare pas listës që sjell Shoqata e drejtuar nga Ndrek Ismajli, kanë marrë badge-in përkatës për të hyrë në stadium. Në Air Albania Stadium janë vendet për këtë kategori dhe shoqëruesit e tyre, tualetet përkatëse dhe çdo facilitet i kërkuar nga standartet ndërkombëtare.

Ditën e djeshme për shkak të një defekti teknik, ashensorët e tyre nuk kanë funksionuar dhe të gjithë personat janë ngjitur në stadium nga vullnetarët, kompania e sigurisë e kontraktuar nga FSHF dhe stafi jonë, duke i mundësuar ndjekjen e ndeshjes në vëndet e tyre.

2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"