Ildi Gruda, ish-i i madh i ndeshjes Vllaznia-Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2023 | 21:33

Ildi Gruda, ish-i i madh i ndeshjes Vllaznia-Teuta

Vllaznia pret nesër Teutën në “Loro Boriçi”, teksa ndeshja do të luhet në orën 20:15. Kuqeblutë vijnë në këtë takim pas pësimit të humbjes së parë, ndërsa durrsakët pas fitores së parë.

GRUDA

Trajneri Migen Memelli pritet të ketë tri mungesa të sigurta në repartin mbrojtës, pikërisht Esin Hakajn, Gledjan Pusin dhe Flori Spahiajn, të cilët janë dëmtuar. Nga ana tjetër, me probleme fizike janë edhe mbrojtësi kroat, Marko Juriç, që mungoi në takimin ndaj Laçit, si dhe mesfushori Esat Mala, i cili doli i dëmtuar nga fusha në duelin e fundit.

gruda

Megjithatë, shpresohet se nesër dy titullarë do të jenë të gatshëm. Vllaznia-Teuta është një duel i veçantë për sulmuesin Ildi Gruda, i cili luajti 4 sezone me durrsakët dhe fitoi gjithçka, ndërsa tani për herë të parë do të përballet kundër tyre si pjesë e Vllaznisë. 23- vjeçari shkodran ishte 90 minuta në fushë në ndeshjen e fundit

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"