“Idhulli im është Xhaka”, futbollisti prezantohet në klubin e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2022 | 16:53

“Idhulli im është Xhaka”, futbollisti prezantohet në klubin e Serisë A

Merkatoja e dimrit po mbyllet  dhe klubet po bëjnë maksimumin për të mbyllur boshllëqet e fundit në skuadër. Bolonja është ndër ato ekipe aktive në Seria A, ku ka prezantuar dhe blerjen më të re.

majkell

Zvicerani Majkëll Abisheh është afrimi më i fundit për skuadrën e Mihajloviçit. Në konferencën për shtyp 25 vjeçari  u shpreh i lumtur për këtë transferim, por foli dhe për idhullin e tij.

“Seria A është ndër ligat më të forta në Europë dhe ky është hapi më i madh në karrierën time. Do të marr numrin 20, që e kisha dhe tek Jang Bojs.”

Idhulli

“Idhulli im është Xhaka. E adhuroj, ai është  një lojtar nga i cili inspirohem sepse luan për kombëtaren time.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"