Ibrahimoviç reagon për herë të parë pas përplasjes me Lukakun: Në botën time nuk ka vend…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2021 | 23:50

Ibrahimoviç reagon për herë të parë pas përplasjes me Lukakun: Në botën time nuk ka vend…

Përballja midis Ibrahimoviç dhe Lukakut u bë virale në mbarë botën, me tifozët që mbanin krahun e njërit ose tjetrit.

205147224-2e5c514d-84cd-400c-8120-b41822adb93a

Një përballje kokë më kokë me njëri tjetrin, që me shumë mundësi nuk do të ketë pasoja për të dy sulmuesit e dy skuadrave të Milanos.

Gjiganti suedez ka reaguar për herë të parë pas këtij konfrontimi verbal në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter” duke deklaruar se për Ibran nuk ka vend për racizëm:

“Në botën e Ibras nuk ka vend për racizëm. Jemi të gjithë të së njëjtës racë, të gjithë njësoj. Jemi të gjithë lojtarë dhe dikush është më i mirë se të tjerët”, përfundoi postimin Ibrahimoviç.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"