Ibra kap dy legjendat e Milanit me dopietën e fundit, suedezi shënon tjetër arritje personale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 22:12

Ibra kap dy legjendat e Milanit me dopietën e fundit, suedezi shënon tjetër arritje personale

Me dopietën e shënuar sot kundër Bolonjës, Zlatan Ibrahimoviç ka barazuar dy ish-futbollistë të “Djallit”.
60qJdmcmpWFhVKLan23g7ZrKWmY
Suedezi ka shënuar me fanelën kuqezi 70 gola gjatë karrierës. Një shifër të tillë e ka realizuar Daniele Masaro (70 gola me Milanin në 306 ndeshje) dhe Pietro Arkarin (70 gola në 186 takime në vitet 1930-1936).
pjimageIbra ka arritur kuotën e 70 golave me 107 takime me 7-herë kampionët e Europës.

Një tjetër arritje personale e madhe e sulmuesit 38-vjeçar është fakti se ka realizuar në çdo vit të karrierës që prej momentit kur debutoi si profesionist në 1999.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"