“Ia falëm golat kundërshtarëve”, Bushi pas humbjes së Shpresave: Nuk i zhgënjyem tifozët në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2024 | 19:31

“Ia falëm golat kundërshtarëve”, Bushi pas humbjes së Shpresave: Nuk i zhgënjyem tifozët në stadium

Trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi, ia faturoi gabimeve individuale të lojtarëve humbjen kundër Zvicrës në “Air Albania”. Ai theksoi se skuadra duhet të bënte më tepër në këtë takim.

bushi

“E dinim forcën e Zvicrës, një kundërshtar shumë i fortë në letër, por edhe në fushë sigurisht. Nuk shkoi mirë ndeshja për gabimet tona, edhe pse Zvicra e kontrolloi lojën. Bëjmë gabime individuale, duke ia falur vetë golat kundërshtarit.

Mundohemi të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje. Zvicra ishte më e freskët fizikisht, nuk kishte luajtur pak ditë më parë si ne dhe kjo dukej në lojë. Kemi dhe 3 ndeshje, janë ende pikë në lojë dhe mund të ndodhë gjithçka. Nuk është se do të tërhiqemi në objektivin tonë, do të bëjmë maksimumin.

Kishim 3-4 lojtarë që janë më të vegjël në moshë, të cilët janë edhe për sezonin e ardhshëm. Kemi një lojtar, një numër 6, më të mirin që kemi pasur. Çunat luftuan në fushë, u përpoqën, ndaj dhe nuk mund të them se i zhgënjyem tifozët që ishin në stadium”, deklaroi Bushi për “Supersport” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"