I zhgënjyer me dy penalltitë kundër, Brazili kërcënon: Nuk do të luajmë më pa VAR në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2024 | 21:24

I zhgënjyer me dy penalltitë kundër, Brazili kërcënon: Nuk do të luajmë më pa VAR në fushë

Brazilit nuk i del e keqja me arbitrimin në miqësoren e së martës në mbrëmje kundër Spanjës (3-3). Pavarësisht se ndeshja në “Santiago Bernabéu” nuk ishte gjë tjetër veçse një miqësore, tensioni ishte i dukshëm në fushë dhe pati shumë polemika për dy penalltitë e dhëna për skuadrën e Luis de la Fuentes, të cilat u konvertuan në gola nga Rodri në të dyja rastet.

91bf3d8f-a0f5-43ff-bdd2-21178d2d8401

Që në fushë brazilianët protestuan shumë, veçanërisht te penalltia e dytë e fituar nga Karvahal (87’). Por në këmbim morën vetëm kartonë të verdhë për protesta. Gjithsesi, ishte një penallti në fund e shënuar nga Paketa që i dha barazimin Brazilit. Pas ndeshjes, trajneri Dorival Zhunior dhe lojtarët e tjerë të Brazilit e ka cilësuar si të papranueshëm gjykimin e ndeshjes.

Por edhe më i ashpër është shfaqur presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit (CBF), Ednaldo Rodriges. Ai kërcënoi se Brazili nuk ka ndër mend të zbresë më në fusha pa qenë teknologjia e pranishme. “Federata do të informojë FIFA-n, se jo vetëm ndeshjet zyrtare të skuadrës braziliane, por edhe miqësoret, nuk do të zbresim në fushë.

Në të gjitha ndeshjet tona duam të ketë të përdorin VAR-in. Futbolli është shumë i avancuar në Europë, por ka lënë shumë për të dëshiruar në një ndeshje të rëndësishme si kjo mes Brazilit dhe Spanjës”, denoncoi ai pas ndeshjes në “Bernabeu”. Ednaldo Rodriges ka kritikuar ashpër dhe UEFA-n, duke theksuar se duhet të kishte përdorur teknologjia në ndeshjen e së martës.

“UEFA duhej të ishte më kërkuese. VAR-i nuk u fut në futboll për të qenë një ndeshje po e një ndeshje jo. Federata braziliane e përdor VARin në Serinë A, B, C, D, në futbollin e femrave, tek të rinjtë, është vendi që përdor më shumë VAR-in në botë”, shtoi ai.

Presidenti i CBF-së nuk ishte i vetmi që u ankua për ndeshjen pa VAR në Madrid. Savinjo, lojtar i Gironës, nuk e kuptoi pse u mor ai vendim. “Është shumë e çuditshme, shumë e çuditshme. Nuk mendoj se kam luajtur ndonjëherë pa VAR”, tha ai. Andreas Pereira ishte më kritik: “Nëse do të kishte qenë VAR-i, të dyja do të ishin anuluar”.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"