I vdiq vëllai, Kante ka frikë të rikthehet në fushë. Ylli i Çelsit mund ta humbë sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2020 | 12:09

I vdiq vëllai, Kante ka frikë të rikthehet në fushë. Ylli i Çelsit mund ta humbë sezonin

Çelsi është gati ta lejojë N’Golo Kantenë që të mos luajë më këtë sezon, nëse ai vazhdon të ketë frikë për të zbritur në fushë prej Koronavirusit.

kante

Mesfushori francez mungoi me lejen e klubit në stërvitje ditën e mërkurë, pasi tha se kishte ndjerë simptomat e “COVID-19” dhe do të ishte më mirë që të mos i bashkohej grupit në qendrën stërvitore “Cobham”. Ditën e enjte, kampioni i botës u pa të shkonte në kompleks ku iu nënshtrua edhe një testimi, por sipas “The Sun”, ai vazhdon të jetë i trembur.

7440443_ngolokante673229_jpeg76d5e3be2ac110acff2b271b46e04028

Kante ka humbur vëllain e tij si pasojë e një infarkti dhe trajneri Lampard është shprehur mbështetës për këtë situatë. Në fakt, të gjitha klubet e Premier Ligës kanë thënë se kush është nervoz, nuk do të detyrohet të luajë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"