I shërbeu prej vitesh Tiranës, klubi bardheblu reagon për ndarjen nga jeta e fizioterapistit të Kombëtares: Moment i vështirë për sportin shqiptar!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 14:31

I shërbeu prej vitesh Tiranës, klubi bardheblu reagon për ndarjen nga jeta e fizioterapistit të Kombëtares: Moment i vështirë për sportin shqiptar!

Pas lajmit të vdekjes së fizioterapistit të Kombëtares shqiptare, Ylli Mihali si pasojë e virusit të tmerrshëm COVID-19, ka reaguar dhe klubi i Tiranës, klub ku i shërbeu prej vitesh. Tirana ka reaguar me anë të një postimi profilin e saj në rrjetin social “Facebook” duke shkruar se Mihali i shërbeu me dashuri dhe përkushtim skuadrës së Tiranës dhe ekipit Kombëtar dhe se është një moment i vështirë për sportin shqiptar.

YLLI MIHALI

REAGIMI I KLUBIT TË TIRANËS –

“Me hidhërim të thellë i japim lamtumirën e parakohshme fizioterapistit Ylli Mihali që sherbeu për shumë vite me dashuri dhe përkushtim në ekipin e Tiranës dhe ekipin kombëtar. Një moment i vështirë për sportin shqiptar i cili humbi një njeri që gjithë jetën e tij ia dedikoi futbollistëve. KF Tirana shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të dashurit e tij.

#prehunëpaqeYlli #gjithmonëmene”


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"