I shënoi Skënderbeut në miqësore, veterani serb: Besëlidhja ka klasin e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2020 | 14:31

I shënoi Skënderbeut në miqësore, veterani serb: Besëlidhja ka klasin e Superiores

Në kampin e Besëlidhjes asnjëherë nuk e kanë fshehur ambicien për të vazhduar me surprizat në Kupë, edhe pse parësor kanë kampionatin. Trajneri Elvis Plori po punon me të tijtë pikërisht në kuadër të ndeshjes së Kupës me Tiranën, që luhet para asaj të kampionatit me Erzenin. Me eliminimin e Partizanit lezhjanët janë karikuar dhe shpresojnë në një tjetër sukses edhe ndaj Tiranës.milan-gjorgjevic

GJORGJEVIÇ – Besëlidhja ka zhvilluar dy miqësore, ndaj Laçit fitoi 1-0 me golin e sulmuesit Ivan Jovaneviç dhe ndaj Skënderbeut humbi 2-1, ku autori i golit ishte mesfushori Milan Gjorgjeviç. Serbi veteran i formacionit lezhjan, në një prononcim për “Panorama Sport”, thekson: “Është privilegj t’i shënosh Skënderbeut edhe në një ndeshje miqësore, pasi është skuadra shqiptare që ka bërë histori edhe në Europë kohët e fundit.

Pjesa e parë e asaj ndeshjeje ishte vërtet një luftë e fortë sportive, pasi të dyja skuadrat luajtën me formacionet bazë. Besëlidhja tregoi klasin e saj, tregoi nivel Superioreje, duke e justifikuar të qenit në çerekfinalen e Kupës. Ndonëse ajo miqësore u fitua nga Skënderbeu, mua më kënaqi loja dhe niveli i Besëlidhjes. Tani po mendojmë seriozisht për Kupën dhe për kampionatin.beselidhja

Sezonin e rifillojmë me ndeshjen ndaj Tiranës për llogari të çerekfinaleve të Kkupës. Luajmë me ekipin që po shkon drejt titullit kampion në Superiore, por besoj se do të kemi sukses. Më shumë na intereson kampionati, pasi aty kemi objektivin kryesor dhe i kemi përqendruar energjitë. Nëse fitojmë ndeshjet me Erzenin dhe Kastriotin në fushën e tij, e them me bindje se sezonin e ardhshëm do të jemi në Superiore”. Lezhjanët kanë planifikuar sot një miqësore ndaj Mirditës në fushën sportive të Rubikut. Ky do të jetë edhe testi i fundit i minifazës përgatitore post-“COVID-19”.

PRENG GJIKOLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"