I priti penalltinë Kallakut, Puja: Kur je portier është pak e vështirë të futesh në rotacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2023 | 15:54

I priti penalltinë Kallakut, Puja: Kur je portier është pak e vështirë të futesh në rotacion

Bruno Puja ishte protagonisti i barazimit të sotëm mes Egnatias dhe Teutës, teksa i priti penalltinë Kallakut duke ruajtur barazimin 1-1.

puja

“I kënaqur që morëm një pikë se ndeshja mund të humbej siç e patë te penalltia. Kishim pritshmëri, patëm raste, mund të mbyllnim ndeshjen e nuk shënuam. Kur nuk e bën, është ai ligji i pashkruar.

Aleni normalisht është portier me cilësi të mira dhe çdo ditë mësojmë nga njëri-tjetri, shkojmë mire me njëri tjetrin, shkëlqyeshëm.

Kur je portier është pak më e vështirë të bëhen rotacionet ndaj do presim, nuk kemi çfarë të bëjmë.  Aleni ka bërë një sezon të mirë, duhet ta pranojmë”, tha për “Oversport” Puja pas duelit.

PANORAMASPORT.AL