I premtuan dy milionë dollarë, Khabibit i japin vetëm gjysmat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2018 | 20:24

I premtuan dy milionë dollarë, Khabibit i japin vetëm gjysmat

Kampioni i UFC-së, Khabib Nurmagomedov do të marrë vetëm një milion dollarë nga dy sa ishte paraparë të merrte për meçin e zhvilluar me irlandezin Conor McGregor. Këtë vendim e ka marrë Komisioni Sportiv i Nevadas, të mërkurën. Komisioni i Nevadas ka vendosur që të suspendojë në afat të pacaktuar të dy luftëtarët për përleshjen që ndodhi pas meçit të 6 tetorit në Las Vegas.

Mayweather-vs-Khabib-Nurmagomedov-1035267

Khabibi kishte dal nga kafazi për t’u përleshur me stafin e McGregorit pas meçit të cilin e fitoi me ndërprerje në raundin e katërt. Komisioni i Nevadas ka votuar që t’i jepen Nurmagomedovit një milion dollar, ndërsa një milion tjetër do t’i ndalet deri në përfundim të dëgjimit të seancës disiplinore në dhjetor. Si McGregor ashtu edhe Nurmagomedov kanë kërkuar që të marrin pjesë në seancën dëgjimore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"