I pakënaqur nga humbja në Burrel, dorëhiqet trajneri i Vorës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2024 | 11:12

I pakënaqur nga humbja në Burrel, dorëhiqet trajneri i Vorës

Merr fund shpejt aventura e trajnerit Klodian Arbëri me Vorën. Pas humbjes së djeshme në Burrel, tekniku beratas ka kërkuar largimin, që është miratuar. është vetë klubi i Vorës që njofton dorëheqjen e tij.

arberi

“I pakënaqur me rezultatin e ndeshjes së djeshme, trajneri Klodian Arbëri sot kërkoi takim me presidencën e klubit për ofruar dorëheqjen e tij. Pas shumë diskutimiteve, kryesia e klubit i ofroi trajnerit mbështetje për vazhdimin e rrugëtimit drejt synimit të klubit, por trajneri ishte i vendosur për këtë vendim dhe kryesia e klubit u detyrua ta respektojë vendimin e trajnerit Klodian Arbëri për të ia pranuar dorëheqjen. Faleminderit Klodian Arbëri!” – shkruan klubi i Vorës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"