“I padituri” Kolela, ja si i peshkon rivalët në Superiore! Këta janë lojtarët më të aktivizuar nga italiani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2023 | 13:54

“I padituri” Kolela, ja si i peshkon rivalët në Superiore! Këta janë lojtarët më të aktivizuar nga italiani

Pas ndeshjes ndaj Kastriotit, trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, ndër të tjera, tha: “Këtu kemi shumë lojtarë të mirë, unë jam një trajner injorant dhe nuk di të bëj formacionin titullar”.kolela

Në Itali përgjithësisht kjo frazë përdoret për të treguar padituri dhe me shumë mundësi këtë ka dashur të thotë edhe Kolela, i cili herë pas here është mjaft autoironik dhe kontrovers me deklaratat e tij, që bëjnë bujë dhe në sytë e dikujt, që e sheh cekët situatën, italiani mund të duket i çuditshëm. Por nuk është aspak ashtu, sepse në të vërtetë “i padituri” është shumë i zgjuar dhe ngre herë pas here kurthe për kundërshtarët, si dhe me deklarata të tilla vihet në mbrojtje të lojtarëve të tij dhe mundohet t’i kalojë në hije kritikat.

SKEMAT – Italiani e mori Partizanin pa një fazë përgatitore dhe ky fakt e detyroi të mos jetë shumë eksperimental. Gjithsesi, me kalimin e kohës, pa prishur ekuilibrat, ai ka arritur të ngrejë “kurthe” për skuadrat e tjera dhe ta shndërrojë ekipin e tij në një “kameleon” gjatë ndeshjeve. Ai e nisi sezonin me katër mbrojtës, me tre mesfushorë “box to box” dhe një fantazist para dy sulmuesve. Ky rreshtim ishte edhe i kushtëzuar nga organika. Me këtë 11-she Partizani fitoi ndeshjet e para, por me kalimin e kohës loja me shumë pasime dhe me një skemë të deklaruar u bë e lexueshme. Kjo e detyroi Kolelën të shpikë “gracka” të reja dhe të “peshkojë” ndryshe. Kështu, ai vendosi që gjatë ndeshjeve të ndryshojë skemat dhe nga 4 të kthehet me 3 mbrojtës të deklaruar. Fillimisht kjo nuk funksionoi, por italiani këmbënguli dhe në fund nisën të vijnë frytet e para. Së fundmi, “i padituri” ka arritur ta orientojë skuadrën drejt klasikes 4-3-3, që rezultoi aq efikase, sa e çmontoi Kastriotin brenda një pjese. Me Carën, Mbanë dhe Selmanin të deklaruar, sulmi ishte shumë më konkret dhe “vrasës”. Në total janë tri skema, që kanë “peshkuar” mirë rivalët, pasi jo më kot të kuqtë janë në krye të renditjes dhe kandidatë potencialë për titullin kampion. E vetmja faturë e skemës 4-3-3 është fakti që në stol qëndrojnë dy lojtarë si Da Silva dhe Hoti.

BENIAMINËT – Pavarësisht se Kolela nuk i ka kursyer rrotacionet herë pas here, nuk ka se si të mos ketë një listë lojtarësh, të cilët i ka përdorur më së shumti gjatë këtij sezoni. Cara, Rrapaj, Murataj dhe Hadroj qëndrojnë në krye për numrin e ndeshjeve në të cilat kanë luajtur, ndërkohë që përveç sulmit, çdo element tjetër i formacionit me shumë mundësi do të mbyllë këtë sezon, ku të kuqtë kërkojnë titullin me çdo kusht.NFFDDENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"