“I mundim në shtëpi”, ish-trajneri çek i Skënderbeut dhe Flamurtarit zbërthen Shqipërinë: Çikalleshin e ndihmuam pas dëmtimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2023 | 17:54

“I mundim në shtëpi”, ish-trajneri çek i Skënderbeut dhe Flamurtarit zbërthen Shqipërinë: Çikalleshin e ndihmuam pas dëmtimit

Stanislav Levi njeh futbollin shqiptar dhe kjo është arsyeja pse ish-trajneri çek i Skënderbeut dhe Flamurtarit, ka qenë një nga emrat e piketuar nga shtypi vendas para ndeshjes së sotme ndaj kuqezinjve.

stanislav levi

Ai ka bërë analizën e kombëtares shqiptare aktuale, por edhe të lidhjeve që ka me një element të grupit kuqezi, apo emrave të tjerë që njeh në radhët e tij.

“Shqipëria bëri një hap të madh përpara, ka shumë lojtarë nga Seria A italiane në radhët e saj. Praktikisht do të gjeni vetëm legjionarë që luajnë jashtë. Por kjo është logjike, pasi lojtarët që kanë cilësi lëvizin jashtë që herët”, ka deklaruar ai për median çeke “Sport”. “Kur unë isha në Shqipëri, ata trajnoheshin nga Xhani De Biazi dhe tani kanë një trajner brazilian. Kanë besuar te trajnerët e huaj. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por mendoj se do të fitojmë ndeshjen në fushën tonë.

Më kujtohet Sokol Çikalleshi të cilin e ndihmuam të rikuperohej te Skënderbeu pas një dëmtimi të rëndë. Kur u riaftësua, u largua nga Shqipëria. Nga skuadra aktuale, ai është i vetmi lojtar me të cilin kamë qenë në kontakt. Gjithsesi, emra si Strakosha, Berisha, apo Hysaj janë të njohur. Odise Roshi është një lojtar i cili ka shpejtësi të madhe. Nuk i njoh personalisht, por i njoh nga pikëpamja sportive”, tha ish-trajneri i Skënderbeut dhe Flamurtarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"