I mjaftuan 2 muaj, Longo ka kthyer Kukësin në ekip të frikshëm/ Futboll i shpejtë me pasime, italiani ka një “makineri golash”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2021 | 11:12

I mjaftuan 2 muaj, Longo ka kthyer Kukësin në ekip të frikshëm/ Futboll i shpejtë me pasime, italiani ka një “makineri golash”

Kukësi e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri të kampionatit, duke marrë një fitore në transfertë përballë Egnatias. Mirëpo, më shumë se tri pikët, të cilat në njëfarë mënyre ishin edhe një detyrim, ajo që i ngrohu të gjithë ishte loja e zhvilluar.

Kukësi Longo

Duket se këshillat dhe idetë e italianit Longo u implementuan si duhet nga vetë futbollistët në fushë, ndonëse bëhet fjalë për lojtarë që nuk e njohin mirë lojën e njëri-tjetrit. Një ekip që luan me pasime dhe shkon gradualisht tek porta kundërshtare dhe thuajse dominon gjithë ndeshjen.

Për afro dy muaj Longo ndryshoi stilin e lojës, por gjithsesi për të parë efikasitetin e saj mbetet për t’u parë në vijim dhe për më tepër me kundërshtarë më të fortë, që nuk kanë objektiv thjesht mbijetesën.

GOLAT – Për të fituar një ndeshje duhet të shënosh dhe kjo Kukësit, mjafton të thuhet se në këto 10 vite në elitë, për herë të parë në start verilindorët shënojnë tre gola. Gjatë nëntë sezoneve të kaluara nuk kishin shënuar asnjëherë kaq shumë, edhe pse në letër mund të kenë pasur ekip shumë më të mirë sesa ky aktuali.

Një është ajo që po bën Kukësi aktualisht. Jo vetëm që në përballjen ndaj Egnatias shënuan tri herë, por ishte një skuadër ofensive e cila vazhdimisht ishte në kërkim të golit, duke i imponuar në njëfarë mënyre edhe lojën kundërshtarit. Dhe, për ta treguar më së miri lojën ofensive të tregues ky që mund të thotë se verilindorët këtë sezon do të luajnë me moton se “mbrojtja më e mirë është sulmi”, edhe pse në pankinë kanë një italian.

Nga ana tjetër, vetë Longo, duke ditur lojtarët që ka në dispozicion, pasi faza ofensive është me “bollëk”, shpresat i ka te reparti i avancuar dhe të gjitha pritshmëritë për të bërë mirë vijnë pikërisht nga lojtarët që luajnë në këtë pozicion.

KASTRIOTI – Kundërshtari i radhës për verilindorët është ekipi i Kastriotit, i cili në letër është një skuadër thuajse e njëjtë me Egnatian.

Prej dy ditësh ekipi është duke u përgatitur në kuadër të kësaj sfide, e cila kërkohet që të kalohet me sukses dhe të vijohet ecuria pozitive në kampionat. Për fat të mirë, nuk raportohet për probleme me dëmtimet dhe pritet që trajneri të hedhë në fushë kontingjentin më të mirë që ka në dispozicion.

V. MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"