“I lumtur me atë që tregoi skuadra”, Cungu pas barazimit me Bylisin: Nuk është hera e parë që këtu…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2020 | 16:07

“I lumtur me atë që tregoi skuadra”, Cungu pas barazimit me Bylisin: Nuk është hera e parë që këtu…

Trajneri i Laçit, Armando Cungu është shprehur se është i lumtur me atë që tregoi skuadra e tij në barazimin ndaj Bylisit, duke thënë më tej se kundërshtari ishte shumë agresiv. Për mikrofonat e “Supersport”, Cungu është shprehur se lojtarëve të rinj iu duhet ende kohë për tu përshtatur me skuadrën.

CUNGU

“Ishte një kohë e gjatë pa futboll për të gjitha skuadrat. Në aspektin fizik skuadra më pëlqeu, por mund të bënim më shumë në aspektin e lojës, u kushtëzuan nga kundërshtari që bëri një lojë të ashpër. Në përgjithësi si ndeshje e parë ishte një ndeshje pozitive Megjithatë si ndeshje e parë ishte shumë e mirë. Kanë ardhur shumë lojtarë të rinj dhe atyre iu duhet kohë për tu përshtatur. Megjithatë mua më pëlqeu loja që bëmë. Duhet të kemi parasysh se edhe fusha e Ballshit nuk është e lehtë për të marrë fitoren. Sigurisht mund të bënim më mirë e di.

Agresiviteti? Laçi për vit luan futboll, këtë e tregojnë rezultatet. Laçi nuk është një ekip që demonstron dhunë, por tregon futboll dhe cilësi. Nuk duhet që në 2020, të flasim për këto, port ë flasim për atë që marrim dhe rezultatin. Kjo nuk është hera e parë që na ndodh këtu, pasi edhe sezonin e kaluar, ndodhnin këtu. Në fund është një lojë dhe duhet të jetë “fair Play” që në fund të përqafojmë njëri-tjetrin”, u shpreh Cungu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"