“I kërkojmë falje tifozëve durrsakë”, Sherif Kallaku: Tani kemi formuar bazën, por për titullin është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2018 | 19:30

“I kërkojmë falje tifozëve durrsakë”, Sherif Kallaku: Tani kemi formuar bazën, por për titullin është…

Lojtari më i mirë i ndeshjes mes Teutës dhe Partizanit, u shpall Sherif Kallaku, dhe në intervistën për Supersport ai u shpreh:

sherif kallaku

Karikoheni përballë Partizanit…

Këto ndeshje normalisht duhet të shijohen, pasi Partizani është ekip me emër. Motivimi për një lojtar është i madh, edhe ndaj Skënderbeut. Kemi bërë thirrje për tifozët gjatë javës, dhe dua t’i kërkoj falje për barazimin. Ishte një rezultat jo i mirë për ne, për atë që zhvilluam, por i kërkoj edhe një herë falje tifozëve..

Çfarë ka ndryshuar që nga ajo humbje 3-0 me Partizanin, deri kut?

Ndeshjen e parë humbëm 3-0, por i kemi falur fitoren Partizanit, pasi pësuam nga gabimet tona, ndërsa në fillim ishim të formuar në këtë merkato, dhe tani e kemi formuar bazën.

Nuk keni pse u kërkoni falje tifozëve, sepse dhatë gjithçka. Ndeshja ishte fantastike sot. Në Durrës rezervoheni të thoni fjalën titull. Si mund të rivalizojë për titull me Partizanin, kur nuk e mundni dot aty brenda?

Edhe Partizani që është në vendin e parë, nuk e përmend fjalën titull. Edhe Partizani që është në vend të parë, nuk e përmend. Do na duhet pak kohë për këtë gjë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"