I dhuroi fitoren Teutës ndaj Kastriotit, Beqja: Më mungonte goli, tani mendjen tek Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2023 | 19:10

I dhuroi fitoren Teutës ndaj Kastriotit, Beqja: Më mungonte goli, tani mendjen tek Egnatia

Ledio Beqja është pa dyshim njeriu-gol për ndeshjen ndaj Kastriotit.Beqja

Mesfushori arriti të futej me mjaft lehtësi në zonën e miqve, duke bërë më së miri rolin e sulmuesit dhe shfrytëzuar një top të hedhur bukur që e dërgoi në rrjetë.  Pas ndeshjes, duke folur për “Panorama Sport”, ai ndihet i lumtur për golin, të cilin ia dedikon të gjithë ekipit të tij.

“Kemi arritur të fitojmë ndaj Kastriotit duke marrë tri pikë mjaft të vlefshme. Ky fakt normalisht na qetëson në punën tonë, pasi vazhdimësia lehtëson realizimin e objektivave. Sigurisht që të gjithë jemi të kënaqur me këtë fitore, por mendoj se duhej të shënonim më shumë, sepse vetëm kështu do të mund të shmangnim tensionin e minutave të fundit. Gjithsesi, tani le të përqendrohemi tek Egnatia. Sa i përket golit, normalisht që më gëzon pasi më kishte munguar gjatë kësaj kohe, plus që kishte edhe vlerën e tri pikëve në këtë takim. Ky gol u shkon të gjithë shokëve dhe stafit të ekipit”, tha Beqja në përfundim të fitores.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"