Hysaj vlerësohet nga Anglia, kësaj here është tek më të mirët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2018 | 17:59

Hysaj vlerësohet nga Anglia, kësaj here është tek më të mirët

Elseid Hysaj është vlerësuar nga revista e njohur britanike “World Soccer”. Ai është renditur mes 500 lojtarëve më të mirë. Ky çmim ishte për sa i takon muajit prill. Mbrojtësi i djathtë i Shqipërisë ka zhvilluar performanca të larta në vazhdimësi. Ai po ndihmon Napolin të jetë ende në garë për titullin.

elseid

Kontributi i tij me Napolin dhe kombëtaren janë kriteret ku bazohet revista. Ai është i vetmi shqiptar i përfshirë në këtë listë aktualisht.Më parë kanë qenë pjesë e kësaj liste Lorik Cana, Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"