“Humbja në këtë mënyrë është e dhimbshme, por do të fitojmë ndeshjet e radhës”, Brozoviç: Inter, kualifikimi i sigurt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 18:11


“Humbja në këtë mënyrë është e dhimbshme, por do të fitojmë ndeshjet e radhës”, Brozoviç: Inter, kualifikimi i sigurt

Marselo Brozoviç ka treguar prej kohësh se është një nga më të mirët në rolin e tij në Serinë A dhe nuk është dashur shumë për ta bërë edhe në Europë. Pas ndeshjes me Realin, kroati që preku 123 herë topin (dy herë më shumë se Çalhanoglu me 57 prekje), u shpall “Lojtari i ndeshjes” nga vëzhguesit e UEFA-s.

brozovic 2

Kishte që nga 2010 që një futbollist i Interit nuk prekte kaq shpesh topin dhe në sezonin e tripletës ishte Uesli Shanjder që e realizonte. “Të lëmë pas të shkuarën”, ka qenë edhe mesazhi i mesfushorit që duke folur për kanalin zyrtar të UEFA-s dhe mediat italiane kërkoi të arkivojë rezultatin negativ dhe t’i japë skuadrës kurajë.

NDESHJA – “Ne kemi gabuar shumë dhe rregullin e dimë: nëse nuk shënon gol atëherë do të pësosh. Duhet të kishim interpretuar më mirë situata të caktuara dhe të shfrytëzonim rastet e pjesës së parë. Minimalisht duhet ta kishim mbyllur 0-0, jo të humbisnim. Mendoj se merituam fitoren, por edhe sikur të barazonim do ishte më mirë se të humbisnim në këtë mënyrë”.

brozovic 1

ÇMIMI – “Çmimet individuale vlejnë shumë pak, aq më tepër kur humbet. Unë luaj gjithmonë për ekipin dhe sot të gjithë kemi bërë ndeshje të mirë, ndaj mendoj se duhet të vazhdojmë në të njëjtin ritëm”.

KUALIFIKIMI – “Ju thoni se kemi fituar vetëm 5 ndeshje në Champions kohët e fundit, por unë ju them se jam i sigurt që do të fitojmë 3-4 ndeshjet e ardhshme dhe do të kalojmë fazën e grupeve. Nuk kam as dyshimin më të vogël për kualifikimin. Luajmë çdo 3 ditë dhe patjetër që fokusi ynë do të jetë te sfida e radhës, duhet ta harrojmë sa më parë ndeshjen me Realin”.

Përgatiti: NISLI GJINI


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/