“Humbja në derbi na dëmton”, Mërgjyshi: Nuk e menaxhuam dot lojën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 21:10

“Humbja në derbi na dëmton”, Mërgjyshi: Nuk e menaxhuam dot lojën

Trajneri i Apolonisë, Artan Mërgjyshi, ndien keqardhje për mënyrën sesi u humb takimi në Lushnjë. Ai pranoi për “Panorama Sport” se skuadra e tij nuk e menaxhoi mirë lojën për të mbajtur avantazhin. 

mergjyshi

“Mendoj që kemi bërë një pjesë të parë më të mirë se kundërshtari. Kaluam në avantazh, por nuk ditëm ta menaxhojmë. Mungesa e përvojës bëri që të mos dilnim me pikë. Në pjesën e dytë kemi qenë në vështirësi. Pësuam një gol që në fillim dhe pas rezultatit 1-2, Lushnja tregoi që është eksperte për të menaxhuar lojën. Kundërshtari pati edhe mundësi të tjera për të shënuar.

bandicam 2019-12-14 13-33-20-618

Ne nuk kishim shumë mundësi zgjedhjeje sot (dje), me mungesa, me lojtarë të dëmtuar. Është një humbje që na dëmton, por na lë prapë në garë. E dinim që do të ishte e vështirë. Këto janë ndeshje derbi dhe janë të paparashikueshme. Nuk bëmë më të mirën, por edhe terreni ndikoi pak në performancën tonë. Nuk dolëm dot në lojën tonë të rrjedhshme, me ritëm. Më tepër është kalimi nga avantazhi, në disavantazh. Nuk e mbajtëm dot as në aspektin psikologjik”, ka thënë pas ndeshjes trajneri i skuadrës fierake.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"