Humbja ndaj Skocisë, mediat britanike: Shqipëria me fanellat si Italia e vitit 2007, Balaj do të kthehet i stresuar në shtëpi

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 11, 2018 | 0:22

Humbja ndaj Skocisë, mediat britanike: Shqipëria me fanellat si Italia e vitit 2007, Balaj do të kthehet i stresuar në shtëpi

Shqipëria u mposht nga Skocia me rezultatin 2-0 në takimin e luajtur në “Hampden Park”. Një lojë e dobët e djemve kuqezinj, të cilët morën kritika të shumta pas ndeshjes. Kjo përballje mori vëmendjen e mediave britanike, të cilat e kanë cilësuar Shqipërinë si kundërshtar të limituar.

41427709_1768029786629576_8851837716275396608_n

Sipas “The Guardian” Skocia e meritoi plotësisht fitoren dhe pas golit të dytë Shqipëria nuk dukej e aftë të kthehej në lojë, duke u dorëzuar totalisht. Sajti prestigjioz britanik tregoi gjithashtu se tifozeria vendase nuk entuziazmoi.

Ndërkohë “Daily Mail” fokusohet më tepër te Bekim Balaj, i cili nuk arriti të shënonte. “Sulmuesi i Akhmat Groznit do të kthehet i stresuar në shtëpi, pasi humbi një tjetër rast të jashtëzakonshëm pas krosit të Ndoj”, shkruan veç të tjerave “Daily Mail”.

Ndërsa “The Sun” shkuan se Skocisë në pjesën e parë i mungoi saktësia para portës dhe si rrjedhojë golat erdhën në të dytë. E përditshmja britanike thekson se vendasit mund të kishin shënuar golin e tretë, por ndërhyrja e Prengës ishte vendimtare.

“The Herald” ka përfituar nga situatë për të bërë ironi, duke e lidhur fitoren e sotme të Skocisë, me golin e famshëm të Panuçit në 2007-tën. “një lloj hakmarrje” fitoren e sotme, duke kujtuar se ironikisht Shqipëria kishte fanellat e bardha, si Italia e vitit 2007.






www.minuta90.com