Humbja e Flamurtarit ndaj Burrelit, Çela: U bë maskaradë nga arbitrat, qershia mbi tortë ishte goli në pozicion jashtë loje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2023 | 16:22

Humbja e Flamurtarit ndaj Burrelit, Çela: U bë maskaradë nga arbitrat, qershia mbi tortë ishte goli në pozicion jashtë loje

Flamurtari u mposht në transfertë nga Burreli dhe pas humbjes ka folur dhe trajneri i vlonjatëve, Emiljano Çela.

bandicam 2023-10-29 16-16-19-864

“Kësaj ndeshje është e pakuptimtë për ti bërë analizë. U bë maskaradë nga arbitrat, dhanë faulla të pakuptimtë, në zona të rrezikshme, qershia mbi tortë ishte ai goli në pozicion jashtë loje, në përgjithësi punojmë për të fituar, por këtu në Kategori duhet të punosh që të përballosh maskarada dhe pisllëqe. Disa çuna të vegjël nga Shkodra hedhin poshtë historinë e klubit. Më duket sikur jemi në maj dhe në ditë zgjedhjesh. Ashtu si krijuam raste të pastra, patëm qarkullim goli do të vinte mjafton të ruanim topin në qarkullim, të ruanim ekuilibrat, e patë vetë ishte në pozicion të parregullt, e pash dhe vetë. Nuk mund të shfajësojmë arbitrat për atë që bënë, se ne mund të shënonim pjesën e parë, por nuk mund ta mohojmë atë që ndodhi sot në Burrrel”, deklaroi ai për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"