Humbi ndenjat në fushë, mjeku Lluka i shpëton jetën mesfushorit Useini

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2017 | 10:49

Humbi ndenjat në fushë, mjeku Lluka i shpëton jetën mesfushorit Useini

Ankth në fushën e lojës. Minuta e 20-të gati sa nuk u kthye në fatale. Aleksi i Luftëtarit ka dëmtuar rëndë në mjekër Useinin, i cili ra në fushë pa ndjenja, duke i kaluar gjuha poshtë. Menjëherë kanë ndërhyrë mjeku Ardian Lluka, si dhe ndihmësi i tij, Olti Isaraj. Ata kanë bërë në një kohë rekord nxjerrjen e gjuhës së lojtarit.

Flamurtari

Tronditja ishte e madhe, ndërsa falë ndërhyrjes me profesionalizëm të mjekut Lluka rasti u zgjidh me sukses. Vetëm pas dy minutave, Useini u përmend dhe u bë gati për të hyrë në fushën e lojës. Por nuk u ndje mirë dhe pati marrje mendsh. Në këto kushte mjeku Lluka e ka shoqëruar Useinin në spital, ku ka qepur mjekrën dhe ka qëndruar për një orë në vëzhgimin e mjekëve. “Rasti i Useinit ishte i rëndë në fushë.

Useini

Lojtari pati një kalim të gjuhës poshtë. Ishte një tronditje e madhe, por ne ndërhymë në kohë. Lojtari ishte pa koshiencë. Pasi u bë mirë, e shoqëruam në spital ku edhe qepi mjekrën. Pavarësisht qepjes, dua të them se ishte një tronditje e madhe. Tani lojtari është në gjendje të mirë”, u shpreh mjeku i Flamurtarit, Ardian Lluka.

– Tabela elektronike ishte montuar dje në stadium, por nuk ishte në funksion. Ajo ishte ngritur mbi një tjetër bazament të ri. – Tifozët e Flamurtarit kanë shprehur dje pakënaqësinë e tyre ndaj lojës së ekipit, duke hedhur edhe batuta. Në veçanti pakënaqësinë e kanë pasur në drejtim të sulmuesit Danilo Alvesh. “Ky Alvesh qenka bloz fare. Tani duhet t’i flasim ‘Plaku Mere'”, janë shprehur tifozët.

Flamurtari tifozet

– Administratori Sinan Idrizi ka debatuar ashpër dje me një tifoz në pushim të pjesës së parë. Tifozi ka hedhur disa fjalë kritike ndaj ekipit në momentin që Idrizi po i drejtohej lokalit për të pirë kafe. Idrizi nuk e ka pritur mirë këtë gjë dhe ka kërkuar që tifozi të dalë nga stadiumi. Më pas gjërat janë qetësuar.

– Dejvi Bregu është duartrokitur nga tifozët vlonjatë në momentin e ndërrimit dhe daljes nga fusha. Edhe vetë lojtari është drejtuar nga tifozët dhe i ka përshëndetur po me duartrokitje. Po ashtu ra në sy edhe përqafimi i përzemërt që trajneri Fernandez i bëri Bregut.

– Mbrojtësi i Luftëtarit, Oltion Rapa, festoi dje ditëlindjen në fushë. Ai ishte një ndër më të mirët për gjirokastritët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"