Humbet raste pa fund, ja premtimi i Xhejmsit për korçarët…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2017 | 17:41

Humbet raste pa fund, ja premtimi i Xhejmsit për korçarët…

Skënderbeu do të luajë ndeshjen e parë të fazës së dytë në Vlorë, atje ku përballë do të ketë Flamurtarin e vendit të tretë në renditje. Një sfidë mjaft e rëndësishme kjo për Skënderbeun si kryesues kampionati, por për Xhejms Adeniji të tilla ndeshje nuk janë problem për bardhekuqtë.

xhejms

Sulmuesi nigerian i Skënderbeut, në prononcimin e tij të dhënë për “Panorama Sport”, ka bërë me dije se, pavarësisht shkallës së vështirësisë në këtë takim që është mjaft e lartë, motivimi i ekipit në të tilla ndeshje është shumë herë më i madh dhe kjo ndihmon mjaft në marrjen e rezultatit.

“Ndeshja e parë e kësaj faze është mjaft e vështirë, për vetë faktin se luajmë ndaj një ekipi të fortë, që ka treguar se është mjaft i organizuar dhe të vë në vështirësi. Flamurtari po tregon që është një rival për titull dhe kjo e bën ndeshjen më të vështirë. Gjithsesi, ne e respektojmë kundërshtarin, por jemi dhe të bindur në forcën tonë.

xhejms

Të tilla ndeshje të forta na motivojnë më shumë për të dhënë maksimumin. Besoj se nuk do të jetë e pamundur të marrim tri pikët në këtë takim. Është një ndeshje futbolli që i ka të tre rezultatet brenda, por ne do të shkojmë atje për të vijuar serinë e fitoreve”, tha fillimisht sulmuesi i Skënderbeut.

KAMPIONATI – Lufta për titull në fazën e parë tregoi se nuk ka histori, pasi Skënderbeu kryeson me 7 pikë diferencë në vetëm nëntë javët e para. Për sulmuesin nigerian, ecuria e ekipit ka qenë mjaft e mirë deri tani, ndërsa thekson se, pavarësisht diferencës, nuk duhet ulur për asnjë moment përqendrimi.

“Objektivi ynë primar mbetet kampionati, pasi duam që të rikthejmë titullin në Korçë. Jemi të përqendruar për të bërë mirë dhe për ta mbyllur sa më herët çështjen titull. Faza e parë ka qenë mjaft e mirë dhe duhet të vijojmë kështu. Rivalët janë po aty, pavarësisht diferencës.

xhejms

Ne nuk duhet të shohim se çfarë bëjnë të tjerët, por të mendojmë vetëm për veten dhe të ecim përpara të përqendruar. Një shpërqendrim i vogël na kushton shtrenjtë dhe këtë e dimë. Do mundohemi të mbajmë këtë ritëm dhe të mbyllim sa më parë çështjen titull. Nëse vazhdojmë kështu, kampionati nuk do të ketë shumë histori”, vijoi Xhejms Adeniji.

GOLAT – Një sulmues matet me gola, por për Xhejmsin e rëndë- sishme është që të fitojë ekipi, pavarësisht se kush shënon. “Është e vërtetë që një sulmues matet me gola dhe, për hir të së vërtetës, unë kam shpërdoruar mjaft. Golat më duhen edhe mua dhe kjo nuk ka dyshim, por kur ekipi funksionon mirë dhe fitorja vjen në fund të çdo ndeshjeje, atëherë gjithçka është në rrugën e duhur.

Xhejms gol me Skenderbeun

Do të mundohem të jem më i saktë në finalizim, pavarësisht se jam në një pozicion, ku më shumë më takon të shërbej për shokët e ekipit”, përfundoi sulmuesi i Skënderbeut, Xhejms Adeniji.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"