Hoxhallari në qendër, Josa rikompozon mbrojtjen ndaj Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2017 | 15:46

Hoxhallari në qendër, Josa rikompozon mbrojtjen ndaj Luftëtarit

Mbrojtja e Tiranës pritet që të jetë totalisht e rikompozuar sot. Ndryshe nga sa ishim mësuar ta shihnim në javët e fundit, këtë herë do të ketë risi. Të kushtëzuar prej të skualifikuarve Teqja e Turtulli, prapavija ndaj Luftëtarit do të ketë një tjetër pamje. Vetëm Doka “blindon” vendin e tij, ndërsa majtas do të jetë një lojtar i krahut të djathtë si Kërçiku.skenderbeu tirana

Qendra, sakaq, do t’i besohet të riut Cake dhe Hoxhallarit. Stafi teknik i beson kështu përvojës së këtij të fundit, për më shumë garanci. Megjithatë, ekziston edhe një variant tjetër, me Deliajn si qendërmbrojtës. Nëse ndodh kështu, atëherë Hoxhallari do të kthehet në rolin e tij.tirana josa lika karabeci

Në mungesë të Karabecit, i cili, sikundër dihet mungon prej të verdhëve (që nuk ishin llogaritur siç duhet nga ana e klubit), do të luajë Merveil Ndokyt. Kongolezin e kishim parë shpesh në të majtë të sulmit, megjithatë këtë herë do të luajë si mesfushor qendre, pak më i tërhequr nga dyshja Daja-Akuah.tirana

Në të djathtë të sulmit mbetet Taku, ndërsa majtas është programuar Moise, por nuk përjashtohet mundësia që të luajë edhe G.Lika. “Pykë” do të jetë Ifeani Edeh, autori i 5 golave me fanellën bardheblu. Këta priten të jenë titullarët sot, me shpresën që në fund skuadra të marrë trepikëshin e shumëdëshiruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"