Historike/ Për herë të parë grumbullohet Kombëtarja U-17 e femrave, ja lista

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 17:22

Historike/ Për herë të parë grumbullohet Kombëtarja U-17 e femrave, ja lista

Për herë të parë në historinë e futbollit të femrave është grumbulluar ekipi kombëtar U-17. Në ambientet e Qendrës Kombëtare Stërvitore në Kamzë kanë nisur përgatitjet e ekipet kombëtar për moshat deri në 17 vjeç. Faza e parë e këtij grumbullimi njëditor ka qenë për të evidentuar këtë kategori moshash, ku nga 38 vajza të mbledhura nga të gjitha klubet e futbollit të femrave pjesëmarrëse në kampionatin tonë kombëtar, do të përzgjidhen 25.

kombetarja_femrat_albaniaW_women_nt_jan2017

Këto vajza të përzgjedhura do të rigrumbullohen në prag të ndeshjeve eliminatore për kampionatin europian për moshat U-17. Kjo fazë seleksionuese është drejtuar nga trajneri i ekipit kombëtar të të rejave, Nevil Dede dhe ndihmësi i tij Albano Doraci. Kjo grupmoshë ende nuk ka zyrtarisht një trajner dhe pritet së shpejti që FSHF-ja ta emërojë. Nevil Dede, në rolin e seleksionuesit dhe në pritje të përzgjedhjes së trajnerit të ri, pas përfundimit të kësaj faze seleksionuese për “Panorama Sport” u shpreh: “Ajo që unë mund të them për këtë ngjarje historike për futbollin shqiptar të femrave, është dëshira dhe vullneti i klubeve, por dhe ndihmesa e FSHF-së, të cilët bënë të mundur grumbullimin e këtyre vajzave të vogla, në këtë fazë seleksionuese.

shqipri

Nuk mendoj se do të jetë një skuadër që të rivalizojë ekipet e mëdha në Europian, por jam optimist për një të ardhme të sigurt për këtë nivel. Kjo do të jetë edhe një ndihmë për ekipet e më të rriturave U-19 apo kombëtaren e madhe. Sa më shumë lojtare të kemi nga këto lloj moshash, ne kemi mundësinë që t’i rrisim gradualisht dhe më pas t’i kalojmë pranë ekipit kombëtar. Sigurisht që kjo lloj moshe është furnizuesja më e afërt për moshat U-19, e kështu këto vajza me përvojën e fituar në këtë kategori moshe do të jenë furnizuese për skuadrat më të mëdha. Kështu zhvillohet zinxhiri, duke pasur të gjitha hallkat.

Futboll-Femra-Kombetarja-U-19-ekip-Dede

Sigurisht dua të vlerësoj edhe punën e klubeve që arrijnë të evidentojnë të tilla lojtare pranë klubeve të tyre. Sa më shumë të shtohet numri i këtyre vajzave, mund të krijohen kushte për të nisur një kampionat moshash qoftë U-19 apo edhe U-17, pse jo dhe U-15″, përfundon Nevil Dede. /A.Dushku – Panorama Sport/ 

PORTIERE 

Erlinda Murati

Antigona Hyskaj

Vjosana Ferra

Linda Shkëmbi

MBROJTËSE

Klarisa Naçi

Desara Petku

Joana Mile

Delma Muça

Kledja Sula

Ornela Lleshi

Sara Ibraj

Selma Arnoku

Aleksandra Lila

Matilda Gjergji

MESFUSHORE

Kejsi Puca

Adela Ferataj

Marinela Mema

Denisa Qose

Joana Braho

Ksenja Rizallaraj

Samela Markaj

Matilda Tanushi

Erisa Selikoli

Fabiola Caka

Olsa Murati

Dea Osmanaga

SULMUESE

Iniada Delilaj

Klea Hamonikaj

Agime Iliadhi

Joana Niçku

Amarda Xhebrahimi

Brabara Lami

Meli Selja

Brikena Veizi

Kiara Dine

Sidorela Xhambafti

Eris Arnoku

Denada Avulliu

Trajner: Nevil Dede

Zv/trajner: Albano Doraci

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"