“Hiqini ato pamje nga mediat”, Qarri thyen heshtjen pas dhunës: I kërkova menjëherë falje Hamitit, FSHF duhet të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2019 | 23:28

“Hiqini ato pamje nga mediat”, Qarri thyen heshtjen pas dhunës: I kërkova menjëherë falje Hamitit, FSHF duhet të…

Presidenti i Kamzës, Naim Qarri është penduar pas dhunës së ushtruar ndaj gjyqtarit Eldorian Hamiti në përfundimin e ndeshjes, Kamza-Laçi. Në një prononcim për “Top Channel”, Qarri u shpreh:

Qarri

“Ndihem shumë keq për ngjarjen që ndodhen. Nuk jam kurrë që këto gjëra të ndodhnin të unë dhe familja ime. Unë nuk jam për dhunë. I kërkoj falje të gjithë familjarëve dhe ata që ishin aty. Telefonatën e parë pas daljes nga komisariati ia kam bërë gjyqtarit Hamitit dhe i kam kërkuar falje.

qarri

Do t’iu lutesha të gjithë mediave, ta heqin atë pjesë e dhunës, sepse është bërë si film. Për mua si familjar është shumë e rëndë. Shpresoj që të merren një vendim më i lehtë. Të paktën të mendojnë për ata futbollistët, se kanë familje dhe janë prindër. Unë i bëj thirrje Federatës që ta shikojnë edhe njëherë atë vendim”, u shpreh Qarri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"