Himara e merr lehtë me të kuqtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2012 | 13:39

Himara e merr lehtë me të kuqtë

Pozita jo e mirë në tabelën e klasifikimit, që ka aktualisht skuadra e Himarës, sjell nevojën e një fitoreje në takimin e radhës në kampionat ndaj Partizanit, ndeshje që do të zhvillohet të mërkurën në Sarandë. “Kemi arritur që në tri ndeshjet e fundit të dalim në lojën tonë të vërtetë, çka do na jepte edhe gjashtë pikë. Sigurisht që nuk janë shumë, por në këtë situatë ku ndodhemi çdo pikë është e vlefshme. Personalisht unë jam optimist se në rast se do vazhdojmë ta rrisim akoma më tepër nivelin e lojës sonë, atëherë edhe fitoret kanë për të ardhur. Ndeshjen ndaj Partizanit e shoh takim normal, në të cilin duhet të bëjmë detyrën dhe të marrim një rezultat pozitiv për t’u larguar nga zona e ftohtë”, – është shprehur mesfushori Idrizaj.
Altin Pavllo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"