Hima: Grupi është i plotë, ia dalim kundër Lushnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2023 | 10:51

Hima: Grupi është i plotë, ia dalim kundër Lushnjës

Klevis Hima është optimist për ndeshjen kundër Lushnjës. Trajneri i Burrelit, në prononcimin për “Panorama Sport”, theksoi se ekipi i tij shkon në këtë transfertë me synime të qarta.

Hima

“Skuadra gëzon një gjendje të mirë fizike dhe psikologjike. Nisur nga klima që ekziston në grup, jam optimist se nuk do të kthehemi duarbosh nga Lushnja. Vijmë pas ndeshjes së kupës ndaj Flamurtarit, ku më tepër u dhashë mundësi futbollistëve të stolit. Në përgjithësi, performanca e tyre ishte e mirë. Pjesa tjetër e skuadrës ka pasur kohën e mjaftueshme për t’u përgatitur. E rëndësishme është se në ndeshjen ndaj Lushnjës jemi të plotë dhe kjo më bën optimist”, ka thënë Hima.

Kujtojmë që Lushnja është një nga skuadrat që në fazën e parë i ka shkaktuar humbje Burrelit në “Liri Ballbani”. Të dielën matjanët kërkojnë revansh.

N.GOCI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"