“Harrojini eliminimet e anglezëve në Europë”, Tuhel: Premier Liga nuk ka rival

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2024 | 15:56

“Harrojini eliminimet e anglezëve në Europë”, Tuhel: Premier Liga nuk ka rival

Trajneri i Bajern Mynihut ka arritur një rekord personal vërtetë mbresëlënës, 3 gjysmëfinale me ekipe të ndryshme, ndonëse edhe Murinjo e ka finalizuar më herët, çka ia shton vlerën në arenën e futbollit europian, pavarësisht se bordi i Bajernit vendosi para disa kohës ta largoj në përfundim të sezonit.

TUHEL

 

Ajo që solli më tepër habi në fazën çerekfinale të Championsit, përkoi me eliminimin e klubeve angleze, aq sa vuri në diskutim edhe rendimentet e klubeve nga Premier Liga, por që Tomas Tuhel ka tjetër qasje: “Futbolli i ka të gjitha rezultate, por askush nuk mund të vendosi në dyshim konkurrencën në Premier Ligë, krahas kampionateve të tjerë. Mjafton të marrim shembull e sezonit aktual, 3 ekipe që luftojnë për titullin. Fakti që kam pasur përvoja personale në këtë ligë ma bind edhe më shumë se Anglia nuk ka rival në rang kompeticionesh brenda kufijve”, përfundoi Tomas Tuhel.

Mançester Junajtid ka shfaqur interesim për trajnerin 50-vjeçar, por që ende jemi në valën e aludimeve. Më herët Tuhel ka drejtuar Çelsin në Ishull.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"