Harrojeni Nejmarin, inflacioni bën që futbollistin më të shtrenjtë në botë ta ketë transferuar… Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2020 | 0:16

Harrojeni Nejmarin, inflacioni bën që futbollistin më të shtrenjtë në botë ta ketë transferuar… Interi

Ronaldo Luis Nazario de Lima vazhdon të mbetet futbollisti më i shtrenjtë në botë nëse do të merrnim parasysh inflacionin. Sulmuesi brazilian i kushtoi Interit në vitin 1997 nga Barcelona, shifrën e 25 milionë paundëve (27 milionë dollarë amerikan), duke e bërë atë futbollistin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave dhe thyer rekordin e Diego Armando Maradonës.

Ronaldo fenomeni

Me vlerat e tregut të sotëm, kjo shifër do të ishte 380 milionë paund. “Fenomeni” e fitoi famën e tij te Barcelona në vitin 1996, ku shënoi 47 gola në 49 ndeshje përpara se të transferohej në Serinë A nga zikaltrit, ku festoi 59 gola në 99 ndeshje.

Pas pesë sezonesh në “San Siro”, Ronaldo u transferua te rivalët e Realit të Madridit, ku fitoi edhe titullin kampion. 43-vjeçari fitoi dy Botërorë gjatë karrierës së tij me fanellën e Brazilit (1994, 2002).

Analistët italianë të tregut “PlayRatings”, të cilët përdorin një algoritëm për të përcaktuar vlerat e transferimeve të tregut të sotëm të lojtarëve kryesorë të epokave të shkuara, zbuluan se Diego Maradona është futbollisti i dytë më i shtrenjtë në botë dhe argjentinasi renditet pas Ronaldos, duke i kushtuar Napolit (10.48 milionë dollarë), sot 300 milionë paund për ta transferuar nga Barcelona në vitin 1984.

Maradona

“Dora e Zotit” e mbylli karrierën 21-vjeçare duke shënuar 310 gola. Në vend të tretë dhe të katërt renditen Mishel Platini dhe Kristian Vieri. Francezi u transferua nga St Etien drejt Juventusit në vitin 1982 dhe e mbylli karrierën me gjigantët bardhezinj në 1987 pasi shënoi 103 gola në 222 ndeshje.

Pavarësisht se kushtoi vetëm 1 milion paund për t’u transferuar nga Ajaksi drejt Milanit në vitin 1987, raporti i inflacionit tregon se Marko Van Basten do të kishte kushtuar 289 milionë paund në futbollin modern. Dy argjentinas të tjerë renditen në këtë listë, Gabriel Batistuta dhe Gonzalo Higuain, të cilët sipas tregut të sotëm kanë kushtuar 247 dhe 232 milionë paund respektivisht. Batistuta la Fiorentinën për Romën në vitin 2000 dhe sulmuesi e mbylli karrierën 17-vjeçare me 292 gola. 51-vjeçari krenohet gjithashtu me 54 gola në 77 ndeshje me fanellën e kombëtares.

Nejmar

Gonzalo Higuain ka luajtur për të disa prej klubeve më të mëdha të Europës, përfshirë Realin e Madridit dhe Çelsin, por transferimi i tij nga Napoli te Juventusi në 2016 sot do të kushtonte 232 milionë paund.

Ndërsa Nejmar, i cili është zyrtarisht futbollisti më i shtrenjtë në botë, pas transferimit të tij nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro (199 milionë paund) në 2017-ën, sot do të ishte lojtari i tetë më i shtrenjtë në këtë raport. Vlera e brazilianit me atë që u pagua tre vite më parë, mbetet e barabartë me sot.

Ronaoldo 5

ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"