Hallaçi: Largimet e shumta na dëmtuan ekipin, duhen disa lojtarë për të luftuar titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 31, 2017 | 14:56

Hallaçi: Largimet e shumta na dëmtuan ekipin, duhen disa lojtarë për të luftuar titullin

Rrahman Hallaçi, ka risjellë edhe një herë herë në kujtesë, momentin kur Kukësi fitoi titullin kampion sezonin që lamë pas në Kategorinë Superiore. Në një intervistë për “Ora Neës”, kapiteni i verilindorëve flet ndër të tjera, edhe për situatën e tanishme tek Kukësi, dhe për objektivin titull.

“Ishte një çast vërtetë i lumtur për të gjithë lojtarët, për stafin, për presidentin, për të gjithë qytetin e Kukësit, për të gjithë tifozët e Kukësit. Duke ditur se skuadra e Kukësit nuk ka pasur një histori të madhe dhe normalisht fitimi i titullit kampion ishte një emocion i radhë  që nuk gjejë fjalë për ta përshkruar. Presidenti e mori vetë përsipër për t’ia dalë mbanë dhe ia doli, sepse në një periudhë 5-6 vjeçare të arrijshë të marrësh trofe, të bësh një ecuri mjaft të mirë dhe në kupat e europës, por mendoj se titulli kampion ishte “qershia mbi tortë”.

rrahman hallaci

Një ditë para, rrugët e Kukësit ishin mbushur me tifozë, dëshironin me patjetër që të ngrinim trofeun sepse ishte dhe në stadiumin tonë. Mendoj se asnjë nga lojtarët nuk ka fjetur gjumë atë mbrëmje, pasi deri natën vonë, tifozë ishin para hotelit.Mbaj mend kam humbur një trofe me Partizanin, në ndeshjen e fundit kundër Skënderbeut. Luajtëm për rreth 30 minuta luajtëm me 1 lojtarë më shumë, por nuk ia arritëm që të gjenim rrugën e rrjetës, gol që do na sillte dhe trofeun. Kur pashë ekipin e Skënderbeut që bëri ato gjëra, me thënë të drejtën nuk i shkonte përshtat, një ekip që mori dhe  shumë trofe.

hallaci

Unë nuk kam qënë asnjëherë për shumë largime. Në këtë sezon u larguan 7 lojtarë dhe është normale që do ta ndjejsh mungesën në skuadër sepse ato 7 lojtarë që do të vijnë janë shumë të mirë si lojtarë, por problemi është që duhet të ambjentohen me pjesën tjetër, harmonizohen me njëri-tjetrin. Ndoshta nuk u arrit në kohë rekord dhe nuk mendoj se kemi dështuar këtë sezon. Skënderbeu është një marsh më lart sepse dha dhe maksimumin në kupat e europës.

Normalisht duhet respektuar por nuk mund të them se jemi dhe ne mbrapa. Lëvizjet e shumta nuk i bëjnë mirë ekipit. Në këto momente ne nuk duhet të bëjmë dhe shumë lëvizje pavarësisht se mund të kemi mangësi në një repart. Mendoj se 2-3 lojtarë do të ishin mjaftueshëm për të luftuar për titullin kampion. “

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"