Hall më vete për Tiranën, ja 5 futbollistët që rrezikojnë të humbasin derbin ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 14:28

Hall më vete për Tiranën, ja 5 futbollistët që rrezikojnë të humbasin derbin ndaj Partizanit

Julian Ahmataj, veç ndeshjes me Kukësin, ka një tjetër hall. Gjysmën e titullarëve e ka me tre kartonë të verdhë. Trajneri gjatë këtyre ditëve ka kërkuar që lojtarët e tij të jenë të kujdesshëm dhe të mos marrin kartonë në ndeshjen me Kukësin.

tirana1

Agustin Torasa, Jurgen Çelhaka, Elton Kale, Majkëll Ngo, Grent Halili janë futbollistët që rrezikojnë të mos luajnë në ndeshjen më të rëndësishme të fazës së dytë. Secili prej këtyre futbollistëve, nëse luan me Kukësin dhe ndëshkohet me karton të verdhë, humbet ndeshjen e madhe, derbin me Partizanin. Bardheblutë duhet të kenë kujdes që të mos marrin kartonë, sepse humbasin debutimin gjatë derbit në “Air Albania”.

LOJTARËT ME TRE TË VERDHË

Agustin Torasa mesfushor

Jurgen Çelhaka mesfushor

Elton Kale mesfushor

Majkëll Ngo sulmues

Grent Halili sulmues

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"